logo DermoLife Academy

Dermolife Academy eshte shkolle e Estetikes se Avancuar. Me nje program studimi 2-vjecar, e akredituar nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale

Orari
  • E Hene - E Shtune
    8.00 - 19:30
  • E Diel
    Pushim

Copyright ©2022 Dermolife Academy

Informacione

dallimi midis dietologut dhe nutricionistit

Nutricioni është shkenca që studion përbërjen, fuksionin dhe efektin e ushqimeve në trupin e njeriut. Ky koncept përfshin analizën e komponentëve të ushqimit, si proteina, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat dhe mineralet, si dhe mënyrën se si trupi i përdor ato. Nutricioni nuk është thjesht një mënyrë për të shënuar kaloritë, por është një hulumtim i thelluar i mënyrës se si ushqimi ndikon në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Me njohuritë e duhura në nutricion, mund të arrini një stil jetese të balancuar dhe të shëndëtshme që mund të ndihmojë në forcimin e anti-trupave në sistemin tonë imunitar dhe në përmirësimin e performancës së përgjithshme trupore. Nëpërmjet nutricionit ju mund të përmirësoni jetën e gjithësecilit, të parandaloni sëmundjet kronike dhe të menaxhoni luhatjet në peshë dhe nivelin e energjisë, një problematikë e cila shqetëson një number të madh individësh në ditët e sotme.

Ku qëndron dallimi ndërmjet nutricionistit dhe dietologut?

Dallimi kryesor ndërmjet nutricionistit dhe dietologut është në nivel akademik. Këto dy profesione kanë qasje të ndryshme në studimin dhe përdorimin e njohurive të nutricionit. Më poshtë do të gjeni dallimet e tyre kryesore:

Nutricionist:
a) Nutricionist është një specialitet, me një fokus më të gjerë në njohuritë themelore rreth ushqimit dhe efekteve të tij në shëndet.
b) Përqëndrohen në ofrimin e këshillave të përgjithshme duke mbështetur nevojat bazë të klientëve.
c) Mundësi punësimi në fusha të ndryshme, duke përdshirë edukimin publik, shëndetin publik, restorante, start-ups, qendra private mjekësore, institucione shëndetësore, etj,.

Dietolog:
a) Dietologjia është një degë e specializuar e nutricionit e cila fokusohet në trajtimin e patologjive të caktuata ose nevojave të veçanta shëndetësore nëpërmjet hartimit të regjimeve ushqimore.
b) Përqëndrohen në këshillimin e klientëve me nevoja të veçanta, duke përfshirë trajtimin e alergjive ushqimore, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe çështje të tjera shëndetësore.

Gjithësesi, dallimi midis këtyre dy profesioneve mund të ndryshojë në varësi të vendeve dhe ligjeve vendore. Në disa vende, termi “nutricionist” dhe “dietolog” mund të kenë përkthime të ndryshme.