DERMOLIFE ACADEMY

Jeni te interesuar per nje karriere ne boten gjithnje frymezuese te estetikes? Nese po, tani eshte koha e perkryer per t’ju bashkuar familjes se madhe te Dermolife Academy! Pavaresisht nga niveli juaj i eksperiences, ju do te mesoni nga me te miret nepermjet programit studimor qe ju pershtatet me shume.

Rreth Akademise

Akademia Dermolife, eshte krjuar ne vitin 2017 me qellimin kryesor per te pergatitur, aftesuar sa me shume te rinjte dhe jo vetem ne fushen e estetikes se avancuar. Duke studiuar tregun Shqiptar si edhe nevojen e vazhdueshme qe ky treg ka per te investuar sa me shume ne drejtimin e dermoestetikes e cila eshte nder fushat me te domosdoshme dhe te kerkuara ne bote sot, ne bashkepunim me Polikliniken Dermolife, u krijua binomi qe do te korrte suksese vit pas viti ne drejtimin e se bukures.

Fale bashkepunimit te vazhdueshem me Italine, e cila eshte lidere ne bote per lobimet, risite dhe investimin ne fushen e se bukures, vecanerisht programi modular i hartuar ne bashkepunim me Universitetin “La Sapienza” te Romes, bashkepunimi me brand-et dermokozmetike Italiane dhe Franceze te cilesise se larte dhe stafi pedagogjik me mjeke Italian dhe Shqiptar, si edhe aparaturat me te sofistikuara te teknologjise se fundit qe Poliklinika Dermolife disponon, bene te mundur qe te krijohej kjo akademi e cila hapi dyert per studentet qe deshirojne te mesojne, te kene nje nje karriere te suksesshme, nje drejtim te sigurte, nje vend pune qe eshte gjithmone ne kerkim te profesionisteve.

Lexo me Shume

Programet e Studimit

Perzgjidh nje nga programet e studimit

Vlerat Tona!

Cfare na udheheq?

Perkushtimi
Profesionalizmi
Etike Profesionale
Integritet
Rigorozitet

Guida Studentore 2022

Guiden e mesiperme mund ta shkarkoni ne formatin PDF ne versionin italisht.

Perse te na zgjidhni ne?

Programet e studimit ne DermoLife Academy jane hartuar sipas metodologjise se shkollave simotra ne Itali, duke ofruar nje rezonance perfekte midis formimit teorik dhe atij praktik. Keto programe synojne pervec edukimit profesional, edhe edukimin e kultures dhe etikes se punes se nje profesionisti te se ardhmes. Shumellojshmeri ne zgjedhjen e programeve te studimit duke filluar me kurset specifike 3-mujore e 6-mujore e duke vazhduar me programin e plote 2-vjecar. Fleksibilitet ne orare.
Ne DermoLife Academy ,lendet e formimit teorik zhvillohen nga pedagoge italiane te Universitetit te La Sapienza, Rome; Universitetit te Cagliari-t si dhe Universitetit te Bolonje-s, si edhe nga pedagoge shqiptare te suksesshem me eksperience shume vjecare ne fushen e Mjekesise Estetike dhe Estetikes se Avancuar. Lendet e formimit profesional zhvillohen nga pedagoge italiane dhe shqiptare si dhe nga profesioniste ne fushen e estetikes,duke treguar perkushtim maksimal ndaj aftesimit praktik te studenteve dhe duke i njohur me zhvillimet me te fundit ne estetike ne Europe dhe me gjere.
Klasa me ambjente komode bashkekohore. Tekste mesimore sipas programeve europiane te studimit. Praktike me produktet dermato-kozmetike me cilesore si edhe me pajisjet e fjales se fundit ne estetike.
Praktika si pjese shume e rendesishme e struktures se shkolles tone, zhvillohet brenda ambjenteve te Poliklinikes Dermolife dhe kryhet nen drejtimin e mjekut specialist i cili eshte dhe pedagogu i lendes praktike perkatese. Shpjegimi behet i detajuar dhe praktika ndiqet hap pas hapi nga mjeku si dhe nga estetistja profesioniste.
Fati i studenteve te Dermolife Academy eshte pikerisht vendodhja e shkolles brenda ambjenteve te vete Poliklinikes Dermolife, gje u mundeson kushtet adekuate te mesimit praktik si dhe prekjen nga afer te pacientit real, duke e studiuar fillimisht fale shpjegimeve te mjekut dhe duke vezhguar estetisten profesioniste, dhe me pas me ndihmen e tyre, ushtrimi i asaj çka meson ne praktike reali tek pacienti vete, i cili paraprakisht ka dhene konsentin. Ky eshte nje avantazh i madh dhe pjesa me e mire e Dermolife Academy.
Oraret studimore ne Akademine Dermolife mund te personalizohen sipas axhendes tuaj. Nese jeni ne pune ose keni angazhime te tjera ne perditshmerine tuaj, ju mund te zgjidhni grupin qe i pershtatet planit tuaj ditor.

Staf i Kualifikuar

Emrat te cilet na bejne krenare!

Doktoreshe Lida Hoxha

Dr. Lida Hoxha

DERMOESTETISTE

20 vite eksperience ne fushen e dermoestetikes, estetikes korrektive dhe kozmetikes se aplikuar

Doktori Italian Claudio Bernardi

Dr. Claudio Bernardi

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Claudio Bernardi ka 20 vite eksperience ne fushen e Kirurgjise Plastike dhe ne Estetike.

Doktor Vitale Minopoli

Dr. Vitale Minopoli

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Vitale Minopoli ka 25 vite eksperience ne fushen e Kirurgjise Plastike dhe ne Estetike.

Doktor Raniero Orsini

Dr. Raniero Orsini

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Kirurg Maxillo-Facial ne departamentin e operacionit prane spitali “Villa Betania" , Rome Itali

Doktoreshe Andrea La Padula

Dr. Andrea La Padula

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Andrea La Padula ka 30 vite eksperience ne fushen e Kirurgjise Plastike dhe ne Estetike.

Doktori Italian Claudio Bernardi

Dr. Franco Corsi

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Franco Corsi ka 20 vite eksperience ne fushen e Kirurgjise Plastike dhe ne Estetike.

Doktor Arjola Nano

Dr. ARJOLA NANO

MJEKE ESTETISTE

E specializuar si mjeke estetiste me nje pervoje disa vjecare ne estetiken e perparuar si: Peeling kimik, Mezoterapi, Epilim me Lazer

Doktoreshe Anisa Cela

Dr. Anisa Cela

MJEKE ESTETISTE

E specializuar si mjeke estetiste me nje pervoje disa vjecare ne estetiken e perparuar si: Peeling kimik, Mezoterapi, Epilim me Lazer

Doktoreshe Laura Risto Troka

Laura Risto

MJEKE ESTETISTE

E specializuar si mjeke estetiste me nje pervoje disa vjecare ne estetiken e perparuar si: Peeling kimik, Mezoterapi, Epilim me Lazer

Estetiste Xhesika Gjeta

Xhesika Gjeta

ESTETISTE

Pjesemarrse ne trajnime te mbajtura nga doktor Italian, me eksperience shumevjecare ne fushen e estetikes

Estetiste Esterina Ukaj

Rafala Gjushi

ESTETISTE

Pjesemarrse ne trajnime te mbajtura nga doktor Italian, me eksperience shumevjecare ne fushen e estetikes.

Ledjona Dajko

LEDJONA DAJKO

KORDINATORE

E Diplomuar ne Administrim dhe Politika Sociale, prej dy vitesh lektore prane Dermolife Academy

Te SIGURT DREJT KARRIEReS!

Bej hapin e duhur, zgjidh Dermolife Academy!

Opinionet e Studenteve Tane

Çfare thone studentet:

Partneret Nderkombetare