Programi 1 Vjecar
Në programin e studimit 1-vjecar,ju do të pajiseni me njohuritë e plota dhe gjithëpërfshirese
në të gjitha drejtimet e fushës së estetikes në një periudhë kohore relativisht të shkurtër.
Programi konsiston në përgatitjen teorike të ndërthurur me praktikën të cilat zhvillohen pranë
ambjenteve të klinikes Dermolife, ku çdo ditë marin shërbim paciente me problematika dhe
tipologji të ndryshme të lëkurës. Në këtë mënyrë arrihet aftësimi i studentëve tanë për të
trajtuar dhe shërbyer profesionalisht pacienteve të tyre në të ardhmen. Krahas studimit mbi
estetiken dhe nëndëgjet që ajo përfshin, studenti informohet mbi teknologjitë dhe studimet
shkencore më të fundit në këtë fushë. Studentit i ofrohet në këtë program studimi edhe njohuritë
bazë mbi Sociologjinë, Psikologjinë, Etikë profesionale ,Menaxhim i biznesit duke i dhënë një
formim të plotë dhe të sigurt për të qenë i suksesshëm në karrierën e tij.
Në fund çdo student pajiset me një çertifikatë profesionale, e cila njihet brenda dhe jashtë
vendit, e cila ofron edhe mundësinë e të pasurit një biznes privat në këtë fushë, duke ju
përgatitur njëkohësisht të jeni edhe një sipërmarrës i suksesshëm.
Cfare trajton programi?
Dermokozmetika është dega ku kozmetika dhe dermatologjia ose bukuria dhe shëndeti,
takohen. Duke njohur llojet e lëkurës, anatomine dhe funksionet e saj, ne kemi një
kuptim më të mirë se si reagon lëkura ndaj faktorëve të jashtëm siç janë rrezet e
diellit ose ndotja apo faktorët e brendshëm të ndryshëm.
- Anatomia dhe histologjia e lëkurës
* Epiderma, Derma, Hypoderma, enët e gjakut, limfatike dhe nervat
- Adnekset e lëkurës
* Gjëndrat e yndyrës, Gjëndrat e djersës, Gjëndratekrine, Gjëndrat apocrine, Flokët,
Thonjtë
- Imunologjia e lëkurës
* Funksioni i lëkurës si barriere mbrojtëse, përgjigja imunologjike ndaj ngacmimit të
faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm
- Principet e diagnostikimit të sëmundjeve të lëkurës, metodat diagnostike
* Elementet morfologjike primare, elementet morfologjike sekondare, shkaqet e
sëmundjeve të lëkurës
- Tipologjia e lëkurës, klasifikimi sipas Baumann(16 llojet)
* Lëkura e yndyrshme, Lëkura e thatë, Lëkura sensitive
- Çrregullimet e pigmentimit dhe ngjyrat e lëkurës
* Patologjitë që lidhen me ndryshimet e pigmentimit, si mund t'i dallojmë dhe t'i
trajtojmë
- Fiziologjia e lëkurës
a) Funksioni mbrojtës
b) Funksioni depozitues
c) Funksioni sekretues dhe ekskretues
d) Funksioni përthithës dhe frymëmarrës
e) Funksioni perceptues
f) Funksioni metabolizues
g) Funksioni pigmentues
- Fizpatologji
a) Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e patologjive të lëkurës
b) Patologji që prekin lëkurën
- Nutricioni dhe lëkura
* Dieta dhe Aknet, Qumështi dhe Aknet, Jodi dhe Aknet, Çokollata dhe Aknet,
Karotenoidet, Polifenolët
- Biotina
* CoQ10, Glukozamina, Acidet yndyrore, Acidi Hyaluronic, Fe (hekuri), Omega3/6,
Niacina(B3), Selenium, Zinc, Vitamina A/E/C/D
- Dieta Vegane dhe Vegjetariane
* Reflektimi i tyre në shëndetin e lëkurës
- Roli i teknologjisë në cilësinë e estetikes
- Çeluliti
a) Çfarë është çeluliti?
b) Shkaqet e formimit të tij
c) Trajtimi
- Strijat
a) Shkaqet e formimit të strijave
b) A trajtohet kjo problematike dhe cilat janë metodat e trajtimit
- Aknet
* Fizpatologjia, Shkaktarët, Fazat e krijimit, Trajtimi
- Peeling kimik
* Peeling sipërfaqësor, Peeling e mesme, Peeling e thellë
- Vështrim i përgjithshëm mbi antominë e muskujve të fytyrës
* Njohja e anatomisë së muskujve të fytyrës
- Trajtimet e lëkurës sipas llojeve
* Lëkura e yndyrshme, Lëkura e thatë, lëkura normale dhe mikse
- Dielli dhe rrezatimi ultraviolet
a) Rrezatimi UVA, UVB, UVC, Dëmtimet
b) Solari
c) Trajtimet riparuese
- Këmbët dhe problematkat e tyre
a) Llojet e deformimeve të këmbëve
b) Mënyrat e trajtimit të tyre
- Refleksologjia
a) Çfarë është refleksologjia dhe si funksionon
b) Lidhja e refleksologjisë me estetiken
c) Përdorimet dhe avantazhet e Refleksologjisë
- Parabenët
a) Methylparaben
b) Ethylparaben
c) Butylparaben
- Rënia e flokut dhe metodat e trajtimit të tyre
a) Cilat janë fazat e rënies së flokut?
b) Rënia e flokut tek meshkujt dhe femrat, ecuria dhe prognoza
c) Metodat e trajtimit të rënies së flokut
- Teknologjitë e reja në fushën e estetikes
a) Inovacionet e reja në fushën e estetikes
b) Ndikimi i teknologjive të reja në fushën e estetikes
c) E ardhmja e estetiken
d) Aparaturat më të fundit për trajtimet dhe kujdesin e lëkurës si: IPL,
Radiofrekuenca, Oksigjenoterapia, Skin-test për lëkurën, Oksigjenoterapia, Virtual
Mesotherapy-Electroporation.
- Ndërveprimi i agjentëve farmaceutikë dhe kozmetikë në përmirësimin e barrierës së
lëkurës
a) Çfarë nënkuptojmë me agjentë farmaceutikë?
b) Çfarë nënkuptojmë me agjentë kozmetikë?
c) Dallimi dhe ndryshimi midis tyre
d) Përfitimet e kombinimit të këtyre agjentëve
- Enzimat në kozmetologji
a) Çfarë janë enzimat dhe pse përdoren në kozmetologji?
b) Cilat janë disa nga enzimat më të përdorura në kozmetologji
- Terminologjia e re (fjalori) i dermokozmetikes
a) Gjuhët e huaja që na ndihmojnë në shpjegimin e termave të dermokozmetikes
b) Orë gjuhësore për terminologjinë specifike
c) Faktorët që ndikojnë në pasurimin e vazhdueshëm të këtij fjalori
- Anatomia e sistemit lokomotor
a) Vështrim i përgjithshëm mbi antominë e sistemit lokomotor të trupit
b) Anatomia e muskujve të fytyrës
c) Anatomia e muskujve të trupit
- Trajtimi i shenjave
a) Agjentë pastrues
b) Agjentët hidratues
c) Agjentët depigmentues
d) Retinoidët
f) Agjentët antinflamator
- Teknologjitë e reja në estetike dhe ndikimi i tyre
a) Kuptimi mbi teknologjinë dhe arritjet e saj
b) Roli i teknologjisë dhe ndikimi te njeriu
c) Përdorimi i Lazerit për depilim
- Teknologjitë e reja dhe ndikimi i tyre në fushën e estetikes
a) Lidhja e estetikes me teknologjinë në ditët e sotme
b) Roli i teknologjisë në cilësinë e estetikes
c) Evolucioni historik i teknologjisë estetike
- Metodat e trajtimit të çelulitit dhe strijave
b) Masazhi anticelulit
c) Plexer
- Roli i higjenës në suksesin e punës
a) Çështë higjena dhe përmbajtja e konceptit
b) Higjena dhe puna. Raporti midis tyre
c) Ndikimi i higjenës në suksesin personal të individit
- Problematikat e lëkurës
• Rosacea , etiologjia dhe trajtimi i saj
• Dermatiti i kontaktit, dermatitis atopik
• Dermatozat pruriginoze, urtikaria, ekzema, dermatitis seborhoik
• Dermatofitozat
• Dermatozat Virale
• Tumorët e lëkurës
- Mjekësia Estetike
* Çfarë është Mjekësia Estetike dhe aplikimet e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë
* Tendenca dhe risitë e fundit
- Kuptimi i etikës si shkencë
- Kuptimi i etikës dhe dermatologjisë si shkencë
- Lidhja e etikës me estetiken
- Problemet etike të një profesioni
- Shkeljet etiko profesionale në praktikë
- Profesione të ndryshme dhe qëllimet etike të tyre
- Si ndikon një profesion në edukimin etik të punonjësve
- Kuptimi i sociologjisë si shkencë
- Komunikimi verbal dhe jo verbal
- Pozicionet e trupit të njeriut dhe sinjalet e komunikimit
- Veshjet si botë kuptim mesazhesh
- Simbolet kulturore
- Funksionet shoqërore të simboleve kulturore
- Sistemet Simbolike
- Lente të ndërveprimit dhe komunikimit simbolik
- Mesazhet gojore, tabutë dhe simbolet kulturore
- Kuptimi i psikologjisë si shkencë
- Degët e psikologjisë
- Lidhja e psikologjisë me estetiken
- Psikologjia zhvillimore
- Psikologjia sociale
- Psikologjia klinike
- Psikologjia e këshillimit
- Hartimi i një plan biznesi
- Dhjetë hapat e parë për fillimin e një biznesi
- Menaxhimi strategjik
- Rekrutimi
- Strategjitë e marketingut
- Struktura ligjore
- Analiza PEST
- Analiza SWOT
- Kontrata
Trajtimet e fytyrës
- Sjellja e etikës profesionale me klientin
- Njohuritë bazë të trajtimeve të fytyrës
- Trajtimi i thjeshtë i fytyrës
- Trajtimi sipas tipit të lëkurës (e yndyrshme,e thatë , normale, mikse)
- Peeling kimik
- Trajtimet kurative:
* Për trajtimin e akneve
* Për trajtimin e njollave kafe dhe hiperpigmentimet
* Për trajtimin e Rosacea
* Për trajtimet e shenjave pas akneve
- Trajtime të fytyrës me pajisjet më të fundit dermoestetike si ; Radiofrekuenca,
IPL,Oksigjenoterapi ,Virtual Mesotherapy-Electroporation
- Trajtimet antiage
- Masazhet e fytyrës
- Hydrafacial.
- Njohuri për vajrat esenciale dhe teknikat teknikat për rigjenerimin e lëkurës.
- Njohuri mbi maskat, tipet e ndryshme të maskave, hidratuese dhe kundër rrudhave.
- Njohja me acidet e frutave; Teknikat e përdorimit të acideve, me përqindje
përdorimi 15-20%.
- Multivitaminat, njohuri mbi efektet rigjeneruese dhe aplikimi i tyre.
- Trajtimi i miliave (depozitimeve dhjamore të vogla).
Epilim me Lazer
- Njohja me pajisjet e lazerit dhe funksionimi i tyre
- Aplikimi i gjatësisë së valës sipas karakteristikave të qimes
- Specifikat e përdorimit të lazerit sipas problematikave të lëkurës
- Përdorimi i lazerit sipas zonave të caktuara të trupit
Trajtimet e çelulitit:
- Masazh anti-çelulit
- Pajisjet dhe teknologjitë në dispozicion për trajtimin e çelulitit
Në përfundim të programit 1-vjecar, kursanti është i
aftë:
- Të njohe antominë, fizpatologjinë dhe funksionet e lëkurës
- Njohja me terminologjinë dermokozmetike
- Të dallojë tipologjitë e lëkurës dhe problematikat e saj
- Të kryejë të gjitha llojet e trajtimeve të fytyrës
- Të përdorë teknologjitë e fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të fytyrës si
Radiofrekuenca, IPL, Virtual Mesotherapy-Electroporation, Fraxel
- Të njohe antominë dhe ciklin e rritjes së qimes
- Të përdorë pajisjet e ndryshme të lazerit dhe të aftësohet në specifikat e përdorimit të
lazerit sipas problematikave të lëkurës dhe qimeve
- Të përdorë pajisjen e Karboksiterapisë sipas problematikave të caktuara
- Të ketë njohuri mbi Mjekësinë Estetike
- Të njihet me konceptet bazë të etikës profesionale si dhe t'i zbatojë ato në praktikë
- Të njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqërore si dhe konceptet bazë të sociologjisë
- Të dallojë psikologjinë e pacientit dhe të mund të kryejë terapi përkatëse
- Të kryejë hartimin e një plan biznesi, të njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor për
startimin e tij