Trajnim individual mbi Botox-in

trajnimi botox

Informacion i pergjithshem se cfare eshte botoxi:

BOTOX eshte nje material qe permban botulin toxin tipi A.Ne doza te vogla, te holluara, toksina injektohet ne muskuj te vegjel duke i relaksuar dhe zbutur rrudhat.
Botox mund te perdoret dhe per trajtimin e djersitjes see shtuar dhe keloideve.
Botoksi bllokon impulse nervore qe shkojne ne muskujt e vegjel dhe parandalojne keta muskuj qe te mblidhen.Ne kete menyre, lekura siper lemohet dhe shtrihet pa rrudha.Botoxi vepron vetem ne muskuj specific qe do te trajtohen dhe jo ne muskujt e tjere afer,prandaj eshte e nevojshme nje njohje e mire e anatomise se muskujve te fytyres.
Botoxi futet ne shiringa me maje te holle dhe specifike per kete lloj trajtimi prandaj dhe diskomforti eshte shume i vogel gjate trajtimit.Zakonisht trajtohen rrudhat e ballit, “muskuli I zemerimit” midis vetullave, rrudhat rreth syve apo ”kembet e pules” qe quhen ndryshe si dhe rrudha te tjere te fytyres apo qafes.


Sa zgjat efekti i botoxit?
  • Nje perfitim i trajtimit eshte se ai eshte i perkohshem.
  • Efekti zgjat mesatarisht 3-6 muaj pas trajtimit te pare.
  • Per te mbajtur nje rrezultat optimal, mund ta perserisni 2-3 here ne vit.
  • Megjithese eshte pare qe pas trajtimit te pare, efekti i BOTOX ne trajtimet e radhes zgjat edhe me shume.
  • Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume.
  • Perdorimi i tyre mund te kryhet edhe ne mosha te reja mbi 18 vjec.

Cilat jane efektet anesore?
  • Te gjitha llojet e trajtimeve qe ne bejme mund te shkaktojne efekte anesore dhe komplikacione. Efektet e padeshiruara te BOTOX jane shume te rralla, edhe pse produkti ka perdorime mbi 16 vjet pothuajse ne me shume se 60 vende te botes.
  • Efekte anesore mund te shihen si nxirje, dalje gjaku ne vendin e injektimit, ngritja apo ulja e vetulles, qe rikthehet per 1-2 jave.
  • Duke qene se efektet e BOTOX jane te perkohshme atehere nuk ka patur raporte per efekte anesore permanente te tij.
  • A mund te kombinohet BOTOX me trajtime te tjera?
  • Mund te kombinohet me trajtime si peeling kimik, fillera, trajtime me laser.
  • BOTOX eshte i vlefshem dhe si trajtim shtese i operacioneve plastike –terheqjes se lekures dhe operacioneve te kapakeve te syve (blefaroplastikes).
  • Nese do beni trajtime te tilla duhet patjeter konsulta me mjekun dermatolog per te marre keshillat e nevojshme pasi ka disa semundje ku ne keta persona.
  • BOTOX nuk mund te perdoret apo te shoqerohet me disa lloj medikamentesh. Megjithate mund te perdoret pa rrezik, si ne fushen estetike, ashtu edhe ne trajtimin terapeutik te semundjeve te caktuara. Me kusht qe natyrisht te jete ne duart e nje mjeku me pervoje. Injektimi behet ne sasi te tilla minimale ne menyre qe te mos kete efekte te demshme.
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:

1. Pjesa teorike:
    Ne pjesen teorike do te trajtohen temat e meposhtme:
  • Si vepron botoxi?
  • Si behet trajtimi?
  • Cilat jane efektet e mira dhe ato te padeshiruara?
  • Sa kohe zgjat veprimi i tij per eleminimin e rrudhave?
  • Ne cfare moshe mund te perdoret?
  • A mund te kombinohet BOTOX me trajtime te tjera?
  • A eshte botoxi i sigurt?
2. Pjesa praktike

Ne pjesen praktike, kursanti do te prezantohet me procedure e aplikimit te botoxit dhe do te praktikoje aplikimin e tij duke evidentuar keshtu specifikat ne cdo rast, si dhe duke mesuar me tej mbi teknikat dhe sasite me te cilat fillohet dhe ndiqet ne vazhdimesi procedura.

Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:


  • Cfare eshte botoxi dhe indikacionet e perdorimit te ij
  • Specifikat e teknikave te aplikimit te tij
  • Cfare efektesh presim te kemi, si dhe te njohe kujdesin post procedures
  • Benefitet e aplikimit te botoxit ne krahasim me procedura te tjera te ngjashme
  • Cfare rutine i rekomandohet pacientit post-procedures