
Informacion i pergjithshem se cfare jane fillerat:
Filler dermal quhet çdo substance mbushese e perdorur per efekt estetik, rezultati i se ciles qendron pertej kohes se injektimit.
Ka disa lloj fillerash.
Tregu i dermokozmetikes eshte i mbushur me shumellojshmeri fillerash dermale, po ashtu emra si acidi hialuronik apo kolagjeni.
Me i njohuri dhe popullori keto vitet e fundit eshte acidi hialuronik (hyaluronic), i cili fatmiresisht eshte dhe me i miri.
- Acidi hialuronik eshte nje material absolutisht i sigurt qe nuk shkakton reaksione alergjike apo efekte te tjera anesore.
- Acidi hialuronik mbetet ne trup per 10-14 muaj. Pas kesaj periudhe ai shperbehet dhe absorbohet nga organizmi.
- Me ane te injeksionit te tij mund te korrigjohen shenjat e ndryshme te plakjes se fytyres ose te riforcohen disa tipare te saj.
- Nuk ekziston ndonje moshe e caktuar per te filluar trajtimin me acid hialuronik.
- Ne moshat me te reja, terapia orientohet pergjithesisht drejt theksimit te disa tipareve, si p.sh. ato te buzeve dhe mollezave, ndersa ne mosha me te avancuara terapia synon fitimin e nje pamjeje me rinore te fytyres.
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:
1. Pjesa teorike:
-
Si ndahen fillerat?
- Ne qofte se flasim sipas kohezgjatjes, kemi 3 lloj fillerash:
- Fillera temporale apo te perkohshem;
- Fillera semi-temporale apo gjysme te perkohshem;
- Fillera permanente apo te perhershem;
Fillerat ndahen sipas kohezgjatjes, po ashtu ndahen edhe sipas substances se perdorur dhe volumit.
-
Cilet jane fillerat e perkohshem?
- Çdo filler i cili absorbohet ne menyre natyrale nga trupi, ne momentin kur mbaron efekti i tij estetik, konsiderohet filler i perkohshem.
- Fillerat temporale ose te perkohshem konsiderohen fillerat me kolagjen, me dhjame dhe me acid hialuronik.
- Ne kete aspekt ka diskutime te shumta. Absorbimi dhe kohezgjatja varen edhe nga shume faktore te tjere, ndaj edhe klasifikimi eshte i diskutueshem. (Disa autore e konsiderojne dhjamin si filler gjysme te perkohshem, disa te tjere konsiderojne edhe vete forma te veçanta te acidit hialuronik si jo totalisht te perkohshme.)
-
Cilet jane fillerat gjysme te perkohshem?
- Filler semi-temporal konsiderohet çfaredolloj filleri i cili, edhe mbas perfundimit te efektit estetik, qendron per nje kohe ne trup.
- Per shembull, edhe disa vite mbasi ka mbaruar efekti estetik i fillerit, ne radiologji dallohet nje si zone homogjene (specifike per prezantimin radiologjik te kockave), pra si te jete kocke.
- Keta fillera, ne fakt, ne aspektin estetik, nuk qendrojne shume me teper se fillerat temporale. Kohezgjatja e efektit te tyre eshte 6-18 muaj (megjithese ne pergjithesi acidi hialuronik i zakonshem qendron 3-12 muaj ne lekure, pastaj absorbohet; 40% i efektit te tij estetik, nese injektimi eshte bere nga nje specialist dhe kujdesi eshte i duhuri nga pacienti, e ka kohezgjatjen edhe 2-3 vjet).
-
Cilet jane fillerat permanente?
- Me siguri te gjithe kane degjuar per silikonin.
- Ka nje efekt te shkelqyer, sidomos ne buze, por eshte nje nga substancat qe ka efektet me te paparashikueshme.
- Disa nga efektet dytesore te pritshme nga silikoni i injektueshem, jane: granuloma, nekroza, megrimi, embolia dhe, si rezultat, edhe verbimi, infarkti cerebral pulmonar, etj.
-
Efektet e pritshme te fillerave:
- Mbushja e rrudhave te fytyres (p.sh. brazdat rino-parietale)
- Suport i brendshem i rrudhave (p.sh. rrudhat ne cepat e buzeve)
- Zmadhim i buzes se siperme ose te poshtme
- Zmadhim i mollezave ose i mjekres
- Mbushja e faqeve apo e zonave te tjera qe paraqesin atrofi
- Lifting i fytyres me acid hialuronik (liquid face lift)
- Korrigjimi i brazdave poshte qepallave (tear trough)
- Trajtime te personalizuara.
-
Teknikat e aplikimit:
- Fytyra ndahet ne seksione dhe çdo zone analizohet veçmas ne menyre qe te identifikohen te gjitha difektet e mundshme.
- Bazuar ne disa shenja te fytyres vizatojme linjat e orientimit, te cilat do te na mundesojne nje analize te plote dhe konstatimin e asimetrive te mundshme te fytyres.
- Ne vazhdim, me ndihen e ketyre linjave realizohet injektimi i fillerit te duhur ne vendet qe kane nevoje per riforcim.
- Terapia ka per synim ne njeren ane zvogelimin e rrudhave dhe ne anen tjeter tonifikimin e zonave te relaksuara. Perveç kesaj, filleri perdoret per te permiresuar disa tipare te tjera te fytyres.
- Ne menyre qe te minimizojme dhimbjen e injeksioneve, perdoret nje krem anestetik I posaçem , I cili aplikohet para çdo seance.
- Ne zona si faqet, qafa dhe syte perdoren te ashtuquajturat “skin boosters”, d.m.th. injeksione me acid hialuronik me veprim te trefishte.
- Se pari permiresojne hidratimin e lekures dhe rrisin elasticitetin e saj.
- Se dyti, arrihet ulja e relaksimit (liquid face lift) dhe ne nje kohe te mevonshme stimulohet prodhimi i kolagjenit endogjen dhe i qelizave staminale, duke i dhene lekures se fytyres nje pamje akoma me rinore. Ne rastin e buzeve dhe te gojes, mund te pershtatim trajtimin ne menyre qe te arrihet rezultati i deshiruar. Mund te korrigjojme kendin e buzeve, te zvogelojme rrudhat e theksuara te buzes se siperme, te tonifikojme konturin e buzeve ose te zvogelojme strijet e holla vertikale te buzeve.
-
Cfare duhet te kemi parsysh post trajtimit:
- Menjehere pas terapise behet nje masazh i lehte me nje krem te posaçem, i cili e qeteson akoma me shume fytyren dhe zvogelon edemen e mundshme.
- Zakonisht nuk ngelen shenja pas trajtimit dhe shumica e pacienteve u rikthehen menjehere punes dhe aktiviteteve te perditshme.
- Ne varesi te trajtimit qe aplikohet, mund te duhen 2-5 dite qe filleri te akumuloje sasi te mjaftueshme uji dhe te marre formen e tij perfundimtare.
- Pas trajtimit nuk ka dhimbje dhe nderlikimet jane shume te rralla.
- Gjate disa procedurave zbatohen protokolle te tjera dhe injeksionet behen gradualisht me intervale tremujore, ne menyre qe te fitohet nje kohezgjatje ideale e rezultatit.
- Rezultatet e trajtimit zgjasin rreth 10-14 muaj:
- Megjithate, ne zona si buza, si rezultat i levizshmerise dhe i aktivitetit natyral te enzimes hialuronidaze, veprimi i tyre eshte zakonisht me i shkurter, rreth 6-8 muaj.
- Aplikimi i fillerave behet ne sasi te caktuara dhe ne menyre qe te mos deformohen tiparet e fytyres. Rezultatet jane gjithmone natyrale.
2. Pjesa praktike
Ne pjesen praktike, kursanti do te njihet me llojet e ndryshme te fillerave, si dhe do te praktikoje aplikimin e tyre ne fytyre dhe pjeset e tjera te trupit ku aplikohet, ne varesi te problematikes apo ne kuader te rezultatit estetik te deshiruar.
Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:
- Cfare jane fillerat dhe indikacionet e perdorimit te tyre
- Ekzistojne disa lloje te fillerave te aplikuara, te cilat kane specifikat e veta
- Ekzistojne disa teknika te aplikimit te fillerave
- Cfare efektesh presim te kemi, si dhe te njohe kujdesin post procedures
- Benefitet e aplikimit te fillerave ne krahasim me procedura te tjera te ngjashme
- Cfare rutine i rekomandohet pacientit post-procedures