MENAXHIM BIZNESI

Informacionet e detajuara mbi programin menaxhim biznesi

Menaxhim Biznesi

Kurset profesionale në Dermolife Academy janë hartuar të tilla nga domosdoshmeria që kanë shumë studentë për të studiuar një program të shkurtuar, të shpejtë por me rendiment maksimal. Kursi profesional tre mujor për MENAXHIM BIZNESI ka në thelb formimin e plotë të kursantit për temat dhe qëllimet që ka një biznes, si edhe përballjen me menaxhimin e situatave.

Biznesi është gjeneratori i çdo ekonomie botërore, pavarësisht fushës në të cilën veprohet. Ndërsa për të funksionuar më së miri i duhen menaxherë të zotë, lidera, drejtues të aftë.
Ky kurs do t'ju mësojë teknikat e funksionimit dhe të mbarevajtjes së një biznesi, rritjen e përditshme profesionale dhe jetëgjatësinë në treg.

është e rëndësishme që një biznesmen apo menaxher biznesi të dijë mirë se si duhet të funksionojë biznesi që ai drejton, të njohe avantazhet dhe disavantazhet e tregut, të njohe konkurentët, interesimin për llojin e biznesit, vendin ku biznesi mund të ketë sukses, vendet apo mundësinë e hapjes së filialeve nëpër qytete apo shtete të ndryshme.
Në këtë kurs do t'i mësoni të gjitha këto, si dhe shumë "sekrete" të tjera, qindra orë leksione profesionale e shumë orë të tjera diskutime apo punë në grup për të trajtuar situata konkrete nga terreni.

Nëse dëshiron që të bëhesh Menaxher Biznesi apo Biznesmen, kjo nuk do të thotë që patjetër të kesh kryer studimet e larta në ekonomi apo degë të ngjashme. Më e rëndësishme është që të duash të bëhesh lider, të formosh grupe punë, të kesh besim në vetvete dhe të fitosh besimin e stafit, të bësh diferencën në punë dhe ide, të marrësh përsipër iniciativa me risk. Ndërsa, duhet që t'ia vlejë fundi!

Cfare trajton programi?


  • Menaxhimi i shekullit XXI
  • Natyra e menaxhimit
  • Historiku i menaxhimit
  • Mjedisi i jashtëm i biznesit
  • Përgjegjësit sociale
  • Etika dhe menaxhimi
  • Planifikimi
  • Vendimarrja
  • Natyra e organizimit
  • Strukturimi organizativ i biznesit
  • Motivimi
  • Udhëheqja
  • Kontrolli
  • Të pajisë studentët me njohuritë bazë mbi rolet dhe funksionet e një manaxheri në një organizatë biznesi.
  • Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim që vendimet manaxheriale të jenë me një nivel të lartë efektiviteti manaxherial.
  • Të orientoje studentët që të dinë të përdorin në mënyrë racionale teknikat ndihmëse në funksion të përmirësimit të cilësisë së manaxhimit.
  • Ta aftësojë studentin që njohuritë e fituara gjatë këtij kursi t'i përdorë në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit.