Programi 3-Mujor
Kurset profesionale në Dermolife Academy janë krijuar me qëllimin për të ofruar një program të
shkurtër, të shpejtë por me cilësi dhe rendiment maksimal. Objektivi ynë është përfshirja e të
gjitha aspekteve të industrisë së estetikes , si në teori ashtu edhe në praktikë. E veçanta e
kurseve 3-mujore është përgatitja profesionale dhe nga ana tjetër specializimi vetëm në një
drejtim të caktuar të estetikes së avancuar, veçanërisht në trajtimet e fytyrës. Në përfundim të
këtij programi, kursanti ka të drejtën e ushtrimit të profesionit. Çdo gjë është programuar në
mënyrë që ky kurs të përgatisë profesionistë të mirëfilltë në fushën e estetikes.
Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një çertifikatë profesionale e cila
njihet brenda dhe jashtë vendit.
Cfare trajton programi ?
Ky program studimi ofron përvetësimin e aftësive profesionale në fusha si:
Në përfundim të programit 3-mujor, kursanti është i aftë:
- Të njohe antominë, fizpatologjinë dhe funksionet e lëkurës
- Të dallojë tipologjitë e lëkurës dhe problematikat e saj
- Të kryejë të gjitha llojet e trajtimeve të fytyrës
- Të përdorë teknologjitë dhe aparaturat më të fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të fytyrës
- Të njihet me konceptet bazë të etikës profesionale si dhe t'i zbatojë ato në praktikë
- Të njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqërore si dhe konceptet bazë të sociologjisë
- Të dallojë psikologjinë e pacientit dhe të mund të kryejë terapi përkatëse
- Të kryejë hartimin e një plan biznesi, të njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor për startimin e tij
Puna & Pagesa
Programi Estetikë e Avancuar përgatit profesionistë për të ndërtuar një karrierë në industrinë e estetikës dhe kujdesit profesional të bukurisë. Të diplomuarit mund të punojnë në klinika estetike, qendra bukurie, SPA, sallone bukurie dhe klinika dermatologjike, ose të krijojnë aktivitetin e tyre privat. Të ardhurat mund të arrijnë rreth 100,000–120,000+ ALL në muaj, në varësi të eksperiencës, specializimit dhe vendit të punës. Profesionistët që punojnë me klientë privatë ose krijojnë biznesin e tyre kanë potencial për të gjeneruar të ardhura edhe më të larta.
Potenciali i të Ardhurave
Në aspektin e potencialit maksimal të të ardhurave, programet profesionale të Dermolife Academy ofrojnë mundësi të ndryshme karriere në disa sektorë me kërkesë të lartë. Menaxher Biznesi ka potencialin më të lartë, me të ardhura që mund të arrijnë 200,000+ ALL në muaj, i ndjekur nga Web Designer, Specialist i Ushqyerjes, Graphic Designer dhe Kujdestar për të Moshuar, me potencial deri në rreth 150,000+ ALL në muaj. Estetikë e Avancuar dhe Kujdestar për Fëmijë mund të arrijnë rreth 120,000+ ALL në muaj.
E rëndësishme: Për profilet Web Design, Graphic Design dhe Estetikë e Avancuar, të ardhurat mund të tejkalojnë këto shifra kur profesionistët punojnë si freelancer, ndërtojnë një klientelë private, ofrojnë shërbime të specializuara ose krijojnë biznesin e tyre.
