Programi 6 Mujor
Kurset profesionale në Dermolife Academy janë hartuar të tilla nga domosdoshmeria që kanë shumë
studentë për të studiuar një program të shkurtuar, të shpejtë por me rendiment maksimal.
Kurset 6-Mujore të cilat u japin mundësinë e specializmit në 2 drejtime, p.sh trajtime fytyre +
lazer epilimi apo trajtime fytyre. Kurset ju japin të drejtën e ushtrimit të profesionit me
shpejt dhe vetëm në një ose në dy drejtime të caktuara të cilat studentët i zgjedhin sipas
preferancave të tyre kur regjistrohen. Gjithashtu orari I ofruar nga Dermolife Academy është
fleksibel. Me aparatura moderne të teknologjisë së fundit, produkte të rekomanduara nga BE, staf
shqiptar në tregun e punës.
Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një çertifikatë profesionale e cila njihet
brenda dhe jashtë vendit.
Cfare trajton programi?
- Anatomia dhe Histologjia e lëkurës
- Adnekset e lëkurës
- Fiziologjia dhe fizpatologjia lëkurës
- Imunologjia e lëkurës
- Principet e diagnostikimit të sëmundjeve të lëkurës,metodat diagnostike.
- Tipologjia e lëkurës,klasifikimi sipas Baumann (16 llojet)
- Çrregullimet e pigmentimit dhe ngjyrat e lëkurës
- Nutricioni dhe lëkura
- Patologjitë që prekin lëkurën
- Aknet dhe trajtimi i tyre
- Dieta Vegane dhe Vegjetariane
- Roli i teknologjisë në cilësinë e estetikës
- Aparaturat më të fundit për trajtimet dhe kujdesin e lëkurës s: IPL, Radiofrekuenca,
Oksigjenoterapia, Skin-test për lëkurën, Oksigjenoterapia, Virtual
Mesotherapy-Electroporation
- Qimja dhe cikli i rritjes së saj
- Etiologjia e çrregullimeve të ciklit të qimeve
- Depilimi dhe epilimi, dallimi midis tyre
- Teknologjitë e ndryshme të lazerit
- Mekanizmi i veprimit të lazerit
- Efektet anësore të epilimit me laser
- Kujdesi para dhe pas epilimit me lazer
- Sjellja e etikës profesionale me klientin
- Njohuritë bazë të trajtimeve të fytyrës
- Trajtimi i thjeshtë i fytyrës
- Trajtimi sipas tipit të lëkurës (e yndyrshme, e thatë, normale, mikse)
- Peeling kimik
- Trajtimet kurative:
* Për trajtimin e akneve
* Për trajtimin e njollave kafe dhe hiperpigmentimet
* Për trajtimin e Rosacea
* Për trajtimet e shenjave pas akneve
- Trajtime të fytyrës me pajisjet më të fundit dermoestetike si: Radiofrekuenca,
IPL,Oksigjenoterapi, Virtual Mesotherapy-Electroporation
- Trajtimet antiage
- Masazhet e fytyrës
- Njohuri për vajrat esenciale dhe teknikat teknikat për rigjenerimin e lëkurës
- Njohuri mbi maskat, tipet e ndryshme të maskave, hidratuese dhe kundër rrudhave
- Multivitaminat, njohuri mbi efektet rigjeneruese dhe aplikimi i tyre
Epilimi me Lazer
- Njohja me pajisjet e lazerit dhe funksionimi i tyre
- Aplikimi i gjatësisë së valës sipas karakteristikave të qimes
- Specifikat e përdorimit të lazerit sipas problematikave të lëkurës
- Përdorimi i lazerit sipas zonave të caktuara të trupit
- Kuptimi i etikës si shkencë
- Kuptimi i etikës dhe dermatologjisë si shkencë
- Lidhja e etikës me estetikën
- Problemet etike të një profesioni
- Shkeljet etiko profesionale në praktikë
- Profesione të ndryshme dhe qëllimet etike të tyre
- Si ndikon një profesion në edukimin etik të punonjësve
- Kuptimi i sociologjisë si shkencë
- Komunikimi verbal dhe jo verbal
- Pozicionet e trupit të njeriut dhe sinjalet e komunikimit
- Veshjet si botë kuptim mesazhesh
- Simbolet kulturore
- Funksionet shoqërore të simboleve kulturore
- Sistemet simbolike
- Lente të ndërveprimit dhe komunikimit simbolik
- Mesazhet gojore, tabute dhe simbolet kulturore
- Kuptimi i psikologjisë si shkencë
- Degët e psikologjisë
- Lidhja e psikologjisë me estetikën
- Psikologjia zhvillimore
- Psikologjia sociale
- Psikologjia klinike
- Psikologjia e këshillimit
- Hartimi i një plan biznesi
- Dhjetë hapat e parë për fillimin e një biznesi
- Menaxhimi strategjik
- Rekrutimi
- Strategjitë e marketingut
- Struktura ligjore
- Analiza PEST
- Analiza SWOT
- Kontrata
Në përfundim të programit 6-mujor, kursanti është i
aftë:
- Të njohe anatomine, fizpatologjinë dhe funksionet e lëkurës
- Të dallojë tipologjitë e lëkurës dhe problematikat e saj
- Të kryejë të gjitha llojet e trajtimeve të fytyrës
- Të përdorë teknologjitë e fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të fytyrës
- Të njohe anatomine dhe ciklin e rritjes së qimes
- Të përdorë teknologjitë dhe aparaturat më fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të
fytyrës
- Të aftësohet në specifikat e përdorimit të lazerit sipas problematikave të lëkurës dhe
qimeve
- Të njihet me konceptet bazë të etikës profesionale si dhe t'i zbatojë ato në praktikë
- Të njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqërore si dhe konceptet bazë të sociologjisë
- Të dallojë psikologjinë e pacientit dhe të mund të kryejë terapi përkatëse
- Të kryejë hartimin e një plan biznesi, të njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor për
startimin e tij